Click here for search results

Panairi i Ideve Krijuese 2006 - Shqipëria

English

Albania

Bosnia & Herzegovina

Kosovo

Macedonia

Serbia & Montenegro

1
1

a
1

Konkursi rajonal i Panairit të Ideve Krijuese të Ballkanit Perëndimor 2006:

Ide novatore për hapjen e vendeve te reja të punës në sektorin formal

Hyrje

Zyrat e Bankës Botërore në vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen, për herë të parë, të Panairit të Ideve Krijuese (PIK). PIK-u i Ballkanit Perëndimor është një program grantesh konkurruese që identifikon dhe ofron mbështetje direkte për ide novatore për zhvillimin dhe që vijnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi. Panairi i Ideve Krijuese të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ide krijuese në trajtimin e një prej çështjeve më të rëndësishme të zhvillimit në rajon – krijimin e vendeve të punës në sektorin formal.

Do të mirëpriten propozime nga një përfaqësim i larmishëm krijuesish prej grupeve të shoqërise civile, sipërmarrësve, sektorit privat, fondacioneve private, akademisë dhe agjencive qeveritare, kur këto të fundit ndërtojnë partneritet me një nga institucionet e përmendura më sipër.

Tema

PIK-u i Ballkanit Perëndimor fokusohet në krijimin e vendeve të punës, sepse papunësia është një nga pengesat kryesore të zhvillimi ekonomik në vendet pjesëmarrëse. Vëzhgimi më i fundit i Tregut të Punës në Kosovë tregon se papunësia atje është mbi 47 përqind. Megjthëse sipas të dhënave zyrtare në vitin 2004 papunësia në Shqipëri ishte 14.4 përqind, në disa rajone të vendit ajo është mbi 25 përqind. Për të njëjtën periudhë Maqedonia ka shënuar një nivel jashtëzakonisht të lartë të papunësisë prej 37.4 përqind. Në vitin 2004 papunësia zyrtare në Bosnje- Hercegovinë ishte 40 përqind, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi përballen me papunësinë prej 18.5 përqindësh. Pas këtyre përqindjeve janë me miliona individë në kërkim të një pune, e cila do t’u jepte mundësi të ndërtonin një jetë më të mire e të sigurt për vete dhe familjet e tyre.

Është veçanërisht shqetësues fakti që në të gjitha këto vende pjesa më e madhe e të papunëve apo atyre që punojnë në të zezë janë të rinj. Të rinjtë pa punë janë pa të ardhme dhe mungesa e punës dhe mundësisë për të gjetur punë rrit rrezikun për t’u kthyer në të varfër. Shumë prej tyre braktisin vendin duke kërkuar një të ardhme më të mire në Perëndim. Të rinjtë më të shkolluar e me të aftë zakonisht provojnë fatin në vendet e zhvilluara duke e thelluar edhe më fenomenin e rrjedhjes së trurit në vendin amë.

Për më se një dekadë Ballkani u përfshi nga konfliktet e armatosura, luftrat dhe konfliktet civile. Stabiliteti aktual politik në rajon është ende shumë i brishtë. Kjo situatë frenon zhvillimin dhe shpesh është një pengesë për një rritje ekonomike më të shpejtë e të qëndrueshme.

Për këtë arsye, duke patur parasysh problemet specifike të papunësisë ndër të rinjtë dhe përfitimet që vijnë nga lidhje më të ngushta mes kombesh në rajon, Panairi i Ideve Krijuese të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor 2006, do t’i jape prioritet projekteve që trajtojnë çështje të punësimit të të rinjve dhe bashkëpunimit rajonal.

Panairi i Ideve Krijuese të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor 2006 synon të mbështesë projekte krijuese dhe të qëndrueshme dhe, nëpërmjet financimit fillestar, t’i ndihmojë aplikuesit që të bëjnë realitet idetë e tyre për hapjen e vendeve të punës. Në këtë mënyrë Banka Botërore dhe donatorë të tjerë do të përfitojnë shumë nga idetë krijuese që do të vijnë, të cilat ofrojnë mundësi efektive dhe eficiente për punësim. Nga ana tjetër, zhvillimi ekonomik i vendeve pjesëmarrëse do të nxitet me ide të reja. Ne besojmë se ky aktivitet do t’i sjellë përfitime shoqërisë në këto vende, dhe jo vetëm nëpërmjet mundësisë së përhapjes së projekteve të suksesshme edhe në vende të tjera, por edhe duke mësuar nga njëri-tjetri.

Kriteret e pjesëmarrjes

Panairi i Ideve Krijuese të Ballkanit Perëndimor është i hapur për një shumëllojshmëri organizatash që përfshin:

  • Organizata Joqeveritare (OJQ) dhe Organizata të tjera të Shoqërisë Civile (OSHQ),
  • kompani private,
  • universitete dhe shkolla,
  • individë në partneritet me organizata ligjërisht të regjistruara,
  • OJQ dhe OSHC ndërkombëtare në partneritet me organizata lokale të regjistruara zyrtarisht në vendet pjesëmarrëse, dhe
  • njësi të pushtetit lokal në bashki a komuna dhe të pushtetit qendror në partneritet me njësi të tjera legale të vendit pjesëmarrës.

Kriteret e pjesëmarrjes janë të njëjta në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Përpara dorëzimit propozimet duhet të rishikohen për t’u siguruar që ato u përmbahen kritereve të mëposhtme:

  • Propozimet duhet të vijnë nga organizata ligjërisht të regjistruara ose në partneritet me një organizatë që është ligjërisht e regjistruar.
  • Propozimet nga njësi të pushtetit lokal në bashki a komuna dhe të pushtetit qendror duhet të jenë në partneritet me një OJQ/sektorin privat, në të kundërt nuk do të konsiderohen.
  • Propozimet nga organizatat ndërkombëtare duhet të jenë në partneritet me organizata lokale të regjistruara zyrtarisht në vendin ku do të zbatohet projekti, në të kundërt nuk do të konsiderohen.
  • Propozimet nga individë apo familje duhet të jenë në partneritet me organizata të tjera të regjistruara ligjërisht (OJQ, OSHC, sipërmarrje private), në të kundërt nuk do të merren në konsideratë.
  • Projekti mund të zbatohet në një ose më shumë vende pjesëmarrëse në Panairin e Ideve Novatore të Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor 2006 (Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi).
  • Shuma maksimale për projektin fitues do të jetë rreth 35,000$.
  • Projekti duhet të zbatohet brenda një periudhe 12 mujore.
  • Propozimi mund të dorëzohet në anglisht ose gjuhën zyrtare të vendit pjesëmarrës.
  • Propozimi nuk duhet t’i kalojë të katër faqet. Projektet që do t’i kalojnë të katër faqet do të skualifikohen nga konkurrimi.
  • Propozimet duhet të dorëzohen jo më vonë se ora 5:00 p.m. e dates 30 janar 2006.

Kriteret e Vlerësimit

Të gjitha projektet që përmbushin standardet do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme:

1. Novatorizmi – Projekti duhet të demostrojë një ide që përfaqëson një përqasje të re në krijimin e vendeve të punës në sektorin formal dhe nga e cila të përfitojnë të papunët

2. Rezultatet – Projekti duhet të tregojë shumë qartë se si ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës

3. Qëndrueshmëria – Projekti duhet të demostrojë se ai do të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm edhe pas periudhës së financuar

4. Përhapja – Projekti duhe të demostrojë se ai mund të kopjohet e zbatohet me sukses edhe gjetkë

Prioritet do të kenë projektet që demostrojnë mundësi të nxitjes së punësimit të të rinjve dhe bashkëpunim rajonal.

Secili vend pjesëmarrës do të ketë ekipin e vet vlerësues të përbërë nga ekspertë të fushave të zhvillimit dhe punësimit si dhe individë të tjerë të njohur. Këto ekipe do të vlerësojnë të gjitha propozimet e rregullta dhe do të zgjedhin prej tyre 10 propozime finaliste për secilin vend pjesëmarrës. Ekipi Drejtues i Bankës Botërore do të përzgjedhë edhe pesë projekte shtesë finaliste që demostrojnë mundësi zhvillimi unike, pavarësisht se cilit vend i përkasin.

Si aplikohet

1. Aplikuesit duhet të përdorin formën standarde të propozimit të krijuar enkas për Panairin e Ideve Krijuese të Zhvillimit. Forma e aplikimit mund të gjendet këtu

Gjithashtu forma e aplikimit ndodhet edhe tek adresat e mëposhtme:
Për Shqipërinë: www.worldbank.org.al
Për Bosnje-Hercegovinën: www.worldbank.org.ba
Për Kosovën: www.worldbank.org/kosovo
Për Maqedoninë: www.wordbank.org.mk
Për Serbinë dhe Malin e Zi: www.worldbank.org.yu

2. Propozimi duhet të jetë aq i gjatë (faqe/fjalë) sa është përcaktuar edhe në formën standarde të propozimit, në të kundërt nuk do të konsiderohet.

3. Propozimi mund të dërgohet me e-mail, postë të rregullt apo dorëzohet personalisht në zyrën e Bankës Botërore.

4. Informacioni i kontaktit për çdo zyrë të Bankës Botërore për vendet pjesëmarrëse është dhënë më poshtë.

5. Propozimet duhet të dërgohen në Zyrën e Bankës Botërore që i korrespondon vendit ku do të zbatohet projekti. Propozimet rajonale ose që do të zbatohen në më shumë se një vend duhet të dërgohen në zyrën e vendit ku është edhe agjencia zbatuese e projektit.

Albania
The World Bank Country Office, Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, N. 34, Tirana, Albania



Contact: Ana Gjokutaj
agjokutaj@worldbank.org
Tel.: +355 4 240 587/8/9

Bosnia and Herzegovina
The World Bank Country Office, Fra Andjela Zvizdovica 1, 71000 Sarajevo, Bosnia and Herzegovina
Contact: Srecko Latal
slatal@worldbank.org
Tel.: +387 33 251-500

Kosovo
The World Bank Kosovo Office, Muje lqinaku No 3
Pristina, Kosovo


Contact: Shpend Ahmeti
sahmeti@worldbank.org
Tel.:+ 381 38 249 459
Tel.:+ 381 38 248 780
Macedonia
The World Bank Country Office, Leninova 34, 1000
Skopje, Macedonia
Contact: Denis Boskovski
dboskovski@worldbank.org
Tel.:+389 2 31 17 159
Serbia and Montenegro
The World Bank Country Office, Bulevar Kralja Aleksandra 86, 11000 Belgrade, Serbia and Montenegro

Contact: Vesna Kostic
vkostic@worldbank.org
mpopovic@worldbank.org
jvukoje@worldbank.org
Tel.:+381 11 3023 700
Tel.:+381 11 3023 747


Datat kryesore

  • 30 janar 2006 – Afati i dorëzimit të aplikimit
  • Aplikimet nuk do të merren në konsiderate nëse ato mbërrijnë në zyrën e Bankës Botërore në Tiranë pas orës 5 p.m. të 30 janarit 2006.
  • 10 mars 2006 – Shpallja e finalistëve
  • 10 projekte nga secili vend pjesëmarrës plus 5 projektet më interesante do të përzgjidhen për konkurrimin final që do të bëhet në Ditën e Krijuesve.
  • 17 - 18 maj 2006 – Dita e Krijuesve dhe Forum i Dijeve do të organizohen në Beograd, Serbi dhe Mali i Zi. 55 finalistë do të ftohen të demostrojnë idetë e tyre para një jurie ndërkombëtare.

Çmimet

Zyrat e Bankës Botërore në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi e Mali i Zi shpresojnë të ndajnë rreth një milion dollarë për rreth 30 çmime fituese të përzgjedhura nga një juri ndërkombëtare.




Key Dates

Awards




Permanent URL for this page: http://go.worldbank.org/4OMDBME0F0